‘Zbutet’ i ftohti në Shqipëri, rriten temperaturat, por acari nuk ka ikur ende

Moti sot në vendin tonë do të karakterizohet nga kthjellime në gjysmën Perëndimore por vranësira kalimtare do ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Advertisements

Këto kushte atmosferike mbeten gjatë gjithë ditës së shtunë ku gjatë pasdites më të theksuara vranësirat do jenë në skajin verior dhe juglindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur ekstremumet ditore nga -4°C deri në 14°C.

Advertisements

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 15 Janar 2022
Artikulli tjetërHumbet përfundimisht shansin për të fituar çmimin e madh, ky është banori që largohet nga shtëpia e Big Brother VIP