Një aksion mjaft simbolik dhe ndërgjegjësues është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë nga aktivistët e Kolektivit Feminis
Advertisements
Nëpër rrugët e kryeqytetit janë vendosur emrat e grave të vrara nga dhuna patriarkale në Shqipëri, gjatë gjithë vitit 2021.
“Në një shoqëri ku dhuna strukturore dhe patriarkale i shndërron gratë në viktima dhe burrat në kriminelë e ku krimi justifikohet e për të cilin vazhdimisht fajësohet viktima, reagimi masiv për një transformim rrënjësor është domosdoshmëri.
Advertisements
Mbi të gjitha, vrasja e grave dhe dhuna me bazë gjininë, nuk janë çështje private por shoqërore dhe politike. Për pasojë, adresimi i tyre meriton vëmendje gjithpërfshirëse dhe akte konkrete institucionale që garantojnë drejtësi për viktimat; mbrojtje, siguri e mirëqenie për të mbijetuarat dhe politika sociale që parandalojnë dhunën dhe hapin rrugën për barazi e drejtësi shoqërore.
Në kujtim të secilës që u nda dhunshëm, bashkohemi në përpjekjen e vazhdueshme për një jetë me dinjitet dhe në liri!
Lumturie Bici, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Librazhd, 2021
Klarita Ismalaja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Krujë, 2021
Diana Vuka, 59 vjeç, vrarë nga i vëllai, Shkodër, 2021
Zhaneta Metani, përdhunuar, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë, 2021
Kristina Bardhi, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë 2021
Liljana Buzo, 54 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Elbasan, 2021
Dorina Alla, 39 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, në prani të fëmijëve, Itali, 2021
Fëllënza Shirja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Kavajë, 2021
Irvana Hyka, 28 vjeç, vrarë nga bashkëshorti në prani të fëmijëve teksa ishte shtatzënë, Fier, 2021
Luljeta Heshta, 47 vjeç, vrarë nga partneri, Itali, 2021
Sanije Bandula, 83 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Shkodër, 2021
Anisa Shehu, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021
Joana Peca, 27 vjeç, qëlluar nga bashkëshorti në prani të fëmijëve, Florida, SHBA, 2021
Sabrina Bengaj, 23 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Fier, 2021
Violeta Gurraj, 47 vjeç, vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti, Shkodër
Fëllënxë Rrasa, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Divjakë, 2021
Jaësackie Jaboah, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti shqiptar, Tiranë, 2021
Elinda Topalli, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Austri, 2021
Elona Ibrushi, 36 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi, 2021
Gjyle Topalli, 40 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Vau i Dejës, 2022”, thuhet në reagim./albeu.com