Uroj të gjejë dashurinë”/ Ja disa nga mesazhet mori Bora Zemani në festën e ditëlindjes

Me 9 janar, prezantuesja Bora Zemani mbushi 30 vjeçe por mbrëmjen e kaluar ka organizuar një festë të madhe ku ka mbledhur miqtë e saj.

Advertisements

“Ftesë në 5” ka sjellë disa prej mesazheve të miqve të moderatores në këtë përvjetor. Mes tyre përfshihen edhe mesazhe që lidhen me dashurinë e karrierën e saj.

Në një ambient të veçantë dhe me stil, Bora Zemani ftoi edhe personazhe të njohur të showbizit, mes tyre edhe Olsa Muhameti, konkurrentë dhe ish konkurrentë të programit të dashurisë që moderon “Për’puthen”.

Advertisements

Nëna e Borës: Jam shumë krenare për të.

Olsa Muhameti: Të jetë kaq e lumtur dhe të gjejë dashurinë e saj. Kjo mund të jetë diçka që mund ti mungojë Borës. Do ti them, jeta sapo filloi – Olsa

Aulona Musta: Kur kalon 30 vjeç vërtetë fillon jeta se tani do ta shijojë tamam.

Semi Jaupaj: Mesa duket jemi përputhur me njëra-tjetrin dhe njerëzit e tretë dhe të katërt na bëjnë dëm.

Arjan Konomi: I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.

Xhensila Myrtezaj: Bora ka dashurinë e saj më të madhe, Arborin. Di të them që kjo është epoka e Bora Zemanit dhe për këtë nuk ka diskutim.

Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm godet ishullin, ja sa ishte magnitua (VIDEO)
Artikulli tjetërKryeministri Rama merr rolin e kapitenit në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”