Skandal i “Gjirofarm”, gjenden mbetje në kos, AKU bllokon produktet(Detaje)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar linjën e kosit dhe salcës së kosit të kompanisë “Gjirofarm”.

Advertisements

Mësohet se në këto produkte janë gjetur mbetje dhe sipas kreut të AKU-së një kompani e huaj do të kryejë analizat.

AKU pas kryerjes së inspektimit në magazinën e subjektit, ka marrë konform legjislacionit në fuqi masë administrative gjobë dhe masë urgjente të ndërprerjes së kryerjes së veprimtarisë.

Advertisements

“Subjekti është urdhëruar të tërheqë nga tregu produktet e rezultuara pozitive. Është kryer bllokimi i linjës së prodhimit të produktit kos dhe salcë kosi, si dhe u vendos bllokimi i sasisë së produktit të gjetur prej të cilit u morën mostra për analizim”, thuhet në njoftimin e AKU.

Burime për mediat bëjnë me dije se inspektorët e AKU-së po kontrollojnë këto produkte në marketet e Gjirokastrës , ndërkohë që u është bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kthejnë produktet e blera.

Artikulli paraprakA do bashkëpunoni me Berishën pas mandatit si president? Do kisha dashur që me 25 prill të…
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Rritet sërish numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan në 24 orë