Epidemiologu Ilir Alimehmeti, teksa ka folur për situatën epidemiologjike në vend është shprehur se varianti “Omicron”, është shumë më i transmetueshëm se variantet e tjera.
Advertisements
Alimehmeti nisur nga mbledhja që zhvilloi sot Komiteti Teknik i Ekspertëve, tha se masat mbrojtëse nuk merren në bazë rritjes së rasteve të reja por në bazë të shtrimeve në spitale.
Ilir Alimehmeti: Janë muajt më të këqnj. Kemi dhe futjen e Omicron. Duhet të kemi parasysh virozat janë të lehta.
Advertisements
Virusi është më i transmetueshëm. Risku individual për shtrim në spital, është shumë herë më i ulët në krahasim me variantet e mëparshme. Risku për forma të rënda apo për shtrim në spital, është nga 2/3 deri në 4/5 më i ulët sesa “Delta”.
Asnjëherë masat nuk janë marrë duke marrë numrat e infektimeve të rasteve të reja, janë bërë duke bërë spitalet. Situata në spitalet tona aktualisht e qëndrueshme. Indikatori më i fortë kanë qenë gjithmonë kanë qenë spitalet. Omicron nuk e ndal dot asnjë shtet. Të gjitha shtetet kanë dështuar me sukses. E vetmja gjë që kemi në dorë është të evitojmë sa më shumë grumbullimet. Por masa të tjera si orari, nuk ka asnjë efekt. Kemi fat që erdhi një variant i lehtë, që erdhi në një moment që popullata është imonizuar.
Ai tha se Omicron është i ngjashëm me gripin sezonal ndërsa shton se kalkulimet e para janë se “Omicron’ mund të jetë i krahasueshëm me fruthin.
Ilir Alimehmeti: Ne mund të krahasojmë me një grip sezonal. Ky variant do të kenë mutacione. Omicron ka një aftësi përhapje transmetueshmërie aq të lartë, një shpejtësi shumë të lartë. Kalkulimet e para janë se mund të jetë e krahasueshme me fruthin.