Horoskopi për ditën e premte, 14 janar 2022

Dashi
Sot do kuptoheni me mire me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me te do jete me e qëndrueshme. Kur e bëni diçka me dëshirë gjithmonë ja dilni. Beqaret do ndihen te tensionuar dhe nuk do jene gati për ta ndryshuar statusin e tyre. Ne planin FInanciar do i zgjidhni një nga një te gjitha vështirësitë do situata do jete me e mire. Do lejohet edhe ndonjë investim.

Advertisements

Demi
Mos u tregoni materialiste sot juve qe jeni ne një lidhje sepse do e përkeqësoni marrëdhënien me partnerin dhe shume shpejt mund te vije fundi. Beqaret duhet te jene me realiste dhe te mos kërkojnë gjera te pamundura sepse do lëndohen tej mase. te ardhurat me shume gjase do përmirësohen fale edhe mbështetjes se disa te afërmve. Sido qe te jete me shpenzimet duhet bere kujdes.

Binjaket
Dite e favorshme për dashurinë do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka ka për t’iu ecur ashtu si keni dashur. Edhe beqaret do arrijnë me ne fund te gjejnë princin e tyre te kaltër. Jeta do ju ndryshoje menjëherë dhe kënaqësitë do jene te forta ne pasdite. Për FInancat nuk do keni për çfarë te shqetësoheni sepse yjet do i keni ne qendër te vëmendje.

Advertisements

Gaforrja
Dite impulsive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente nuk do arrini dot ta kontrolloni veten dhe mund te FIllojnë debatet. Beqaret do jene te pavëmendshëm dhe do humbasin disa mundësi te shkëlqyera. Ne planin FInanciar do dini si t’i menaxhoni te ardhurat dhe gjendja nuk do jete aspak e keqe. Mund te përFItoni nga situata edhe për te shlyer borxhet.

Luani
Jeta juaj ne çift do lere shume për te dëshiruar sot. Me partnerin keni për te pasur edhe disa konfikte për gjera elementare dhe pa ndonjë rëndësi te madhe. Beqaret me mire te mos luajnë me zjarrin pasi mund te digjen keq. Le te presin edhe disa dite qe te gjejnë personin me te përshtatshëm. Te ardhurat do përmirësohen mjaft dhe do mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

Virgjeresha
Dite me ulje dhe ngritje ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te tregoheni me te kujdesshëm me fjalët dhe veprimet. Beqaret do bëjnë te pamundurën për ta ndryshuar statusin dhe te gjitha përpjekjet do kurorëzohen me arritje. Personi fatlum mund te jete i shenjës se Ujorit ode Peshqve. Financat nuk do jene shume te mira. Beni sa me tepër kujdes!

Peshorja
Mos u tregoni impulsive sot juve qe jeni ne një lidhje pasi situata mund te përkeqësohet tej mase. sa me tolerante dhe te hapur te jeni aq me mire do jete. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te FIlluar një lidhje dhe do i refuzojnë te gjitha propozimet qe do ju bëhen. Financat do i keni gjithë kohës nen kontroll. Do arrini te shpenzoni nga pak, por edhe do kurseni disa për te ardhmen.

Akrepi
Do jeni shume xheloze për partnerin tuaj sot dhe kjo do e nxehe jashtëzakonisht shume atmosferën. Debatet do jene te pafundme. Beqaret do pëlqejnë një person, por ai do ketë dike tjetër ne mendje. Mos kërkoni gjera te pamundura nëse nuk doni te lëndoheni. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm sepse gjendja nuk do jete ne momentin me te mire te mundshëm.

Shigjetari
Nëse nuk tregoheni te matur me partnerin dhe thoni gjera qe mund ta lëndojnë atë, keni për te pasur probleme dhe vështirësi te mëdha. Beqaret duhet te dëgjojnë zemrën e tyre ne mënyrë qe te ndihen te plotësuar. Për te tjerët mos mendoni për asnjë çast. Me FInancat do keni vështirësi te mëdha për shkak te shpenzimeve te jashtëzakonshme qe keni kryer se fundmi.

Bricjapi
Do ndiheni mjaft mire pranë atij qe dashuroni sot dhe mund te fisni hapur për çdo gjë. Disa pengje te se shkuare do i zgjidhni dhe do jeni me te qete. Beqaret do emocionohen pafund nga një propozim qe do marrin dhe nuk do mundin dot ta refuzojnë. Gjendja e te ardhurave ka për te qene e kënaqshme. Do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e ëndërruara.

Ujori
Do ndiheni gjithë kohës mire sot ju te dashuruarit dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Beqaret as nuk do mendohen dy here dhe do i pranojnë propozimet qe do ju bëhen. Jeta do ju ndryshoje menjëherë. Financat do jene te mbrojtura ne çdo moment kështu qe as mos u shqetësoheni për asgjë.

Peshqit
Sot gjerat nuk do ecin sipas planeve për juve qe jeni ne një lidhje. Do keni here pas here debate e konfikte dhe nuk do jeni te qete. Beqaret ne momentin qe me pak e presin do realizojnë disa takime interesante te cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë rutinën. Te ardhurat do jene akoma me te mira se me pare. PërFItoni edhe për te shlyer disa borxhe te hershme.

Artikulli paraprakGazetari shpërthen në akuza ndaj Berishës: Vrasës! Antiamerikani i fundit në Shqipëri
Artikulli tjetërDeklarata ‘bombë’ e Nard Ndokës: ‘Nëse Olldashi do të ishte gjallë, Basha do të…