Gazetari shpërthen në akuza ndaj Berishës: Vrasës! Antiamerikani i fundit në Shqipëri

Intervista e ish-kryeministrit Sali Berisha në një televizion në Kosovë është shoqëruar me akuza dhe kundërakuza të forta me gazetarin Imer Mushkolaj.

Advertisements

Gazetari akuzoi Berishën për një seri ngjarjesh në Shqipëri duke e konsideruar ish-kryeministrin si vrasës dhe antiamerikanin e fundit në Shqipëri.

Berisha iu kundërpërgjigj duke e quajtur skllav, dhe një njeri që leh sipas programit të Novi Sadit.

Advertisements

DEBATI

Gazetari: Lëri pallavrat o zotëri, lëri gënjeshtrat. Cila është përgjegjësia juaj për vrasjet zotëri?! Këtë na sqaro

Berisha: 21 janari kishte axhendë politike.

Gazetari: Cila është përgjegjësia juaj si kryeministër këtë na sqaro… Apo nuk keni përgjegjësi ju?! Ata bënë vetëvrasje në bulevard?!

Berisha: Se cila është përgjegjësia ime atë… Unë kam qëndruar në zyrë, i vendosur deri në fund. Por ti që i thuaj protestë paqësore asaj ku u hodhën plumba në dritaren e kryeministrit, ti nuk ke minimumin e integritetit njerëzor. Je një skllav i atyre që të japin formula për të shpërndarë nëpër studio.

Gazetari: Nëse unë jam skllav, ti je vrasës! Vrasësi i më shumë se 20 vetëve në Gërdec, djegës i Shqipërisë në 97-ës.

Berisha: Ti thjesht leh sipas programit të Novi Sadi-t.

Gazetari: Antiamerikani ndër të fundit dhe tani shet moral. Ti ke shumë mëkate zotëri që prej 97-ës e tutje.

Artikulli paraprak“Mos fut duart”/ Xheisara i kthehet Tanit: E kam të dashurin xheloz, na rreh të dyve
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e premte, 14 janar 2022