A e zbulojnë testet e shpejta Omicronin? Epidemiologu ‘ngre’ alarmin për përdorimin e ilaçeve…

Epidemiologu Taulant Muka në një lidhje me skype për Fax news, ka folur në lidhje me situatën e Covid 19 në vendin tonë, veçanërisht pas shfaqjes së variantit Omicron. Muka tha se Omicron është më ngjitës, por ka një klinikë më të lehtë se variantet e tjera që kanë qenë në qakullim.

Advertisements

“Shohim një rritje të rasteve gjatë kohëve të fundit, varianti Omicron është më i butë sa i takon simptomave, edhe pse është më transmetues. Omicron ka një klinikë më të lehtë, po duhet thënë që kjo lidhet dhe me imunitetin e popullatës”, tha Muka.

I pyetur nga gazetarja Rovena Neziri, nëse testet e shpejta nuk e zbulojnë Omicron, Muka tha se varet nga dita kur bëhet testi, dhe nëse personi është apo jo infektues.

Advertisements

“Duhet kuptuar në radhë të parë që të kesh temperaturë të lartë, dhe simptoma të tjera, nuk do të thotë domosdoshmërisht që të kesh covid. Pozitiviteti mund të shtyhet pak në kohë, testi i shpejtë, ka më shumë shanse që të diagnostifikojë persona që janë ngjitës, ndërsa testi me PCR zbulon nëse ti e ke apo jo Covid. Nëse një person ka simptoma, është e udhës që ai të izolohet. Testi i shpejtë tregon sa testues jeni.

Në ditën e parë të simptomave rekomandohet testi i shpejtë, në momentin që një person ka simptoma, të dalurit pozitiv, nuk ndryshon shumë”, u shpreh Muka, i cili dha alarmin dhe për përdorimin pa kriter të antibiotikëve në Shqipëri. Muka tha se as vitaminat nuk kanë treguar se janë efikase në trajtimin e Covid, dhe në zbutjen e efekteve.

“Në Shqipëri, jepen shumë medikamente, që nuk janë të autorizuara, dhe mund të shkaktojnë efekte anësore, nuk duhet të përdoren antibiotikët, vetëm në rastet kur ka një diagnozë bakteriale.

Ka një abu zim të jashtëzakonshëm, nuk mund të marrësh antibiotikë direkt sa ke temperaturë, mund të shtojë ngarkesën klinike, me abuzimet që janë bërë me antibiotikët, mund të kemi një rezistencë bakteriale në muajt në vijim.

Antibiotiku nuk mund të jepet kurrsesi kur je me një simptologji të lehtë. Unë shoh një abu zim edhe me vitaminat, dhe me medikamente të tjerë, që kanë të gjitha efekte anësore, është e rëndësishme konsultimi me mjekët specialistë, që të evitojë rëndesën e mëpasshme.

Vitaminat në shumë aspekte nuk është se janë treguar efikase, nuk ka prova shkencore të forta që ndihmojnë në sëmundje, përfshirë edhe Covid. Marrja e tyre në dozë të lartë, mund të shkaktojë edhe problematikë. Kur bëhet fjalë për temperaturë dhe kollë, nuk ka pse të abuzohet dhe me marrjen e vitaminave, për efektin që qytetari ndihet më mirë, është e rëndësishme që të kos abuzohet, pasi mund të ketë efekte anësore”, tha më tej Muka.

Sa i takon masave që janë në fuqi në vendin tonë, Muka tha se një pjesë e mirë e tyre janë tashmë të pavlefshme, sa kohë që njerëzit qëndrojnë të grumbulluar gjatë ditës, dhe nuk mbajnë asnjë masë mbrojtëse.

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Covid ‘trondit’ Kosovën në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja dhe humbje jete u regjistruan
Artikulli tjetërE dinit? Einxhel Shkira ka qenë pjesë në klipin e këngëtarit të famshëm shqiptar (VIDEO)