“Si mund ta përjashtosh njeriun nga shtëpia e tij?”/ Armina Mevlani rikthehet në ekran dhe flet për vjehrrin

Moderatorja Armina Mevlani, është kthyer në ekran si moderatore, ku ka treguar arsyen përse reagoi për protestën e thirrur nga Sali Berisha për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Advertisements

Armina ka zbuluar se mendimin e dha pa u ndikuar nga fakti që është partnerja e Shkëlzen Berishës, por e cilëson si anormale që të mbyllen dyert e PD për ish kryeministrin.

Ndërsa për Bashën tha se e ka treguar kush është pasi humbi tre zgjedhje radhazi.

Advertisements

Armina Mevlani: Nuk ngatërrohem në politikë se nuk i përkas. Jam rritur në familje artistësh, kjo nuk do të thotë se nuk kam një mendim. Pavarësisht se jam pjesë e familjes Berisha, gjykoj si e jashtme, jo si e diktuar se jam pjesë e familjes. Kam debatuar dhe për gjëra që nuk më kanë pëlqyer në një grup me miq, kam debatuar mendimin tim komplet e pandikuar. Për sa kohë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam pse të përfshihem.

Përjashtimi i doktorit nga shtëpia e vet më duket anormale sepse janë shumë njerëz, më kthyen përgjigje se çfarë ka bërë gabim. Gabimet janë pjesë e politikës por për sa kohë që ke derdhur djersë, gjërat nuk bëhen në këtë formë nga një lider që 3 herë radhazi ka humbur. Ai thotë jam në krye të PD, por me kë njerëz, me kë mbështetës?

Artikulli paraprak“Ju lutem se e kam koleg…/ ‘Berisha ofendon’ Baton Haxhiun, gazetari i pret fjalën…
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e enjte, 13 janar 2022