Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktori dhe regjisori i njohur Fabit Beqiri. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga gazetari Genc Demiraj. Ai shkruan se ikja e tij i hidhëroi të gjithë, ndërsa shpreh ngushëllimet për humbjen e regjisorit.
Advertisements
Postimi i Genc Demirajt:
Advertisements
Ndahet nga jeta aktori, regjisori dhe dramaturgu Fabit Beqiri…)
E kishim lënë për kafe o Pipilo…!
E kishim lënë të takoheshim, të fjaloseshim, të ç’malleshim, por o ti o unë nuk e mundësuam.
Unë më pak për hir të punëve e ti më shumë për hir të shëndetit…!
E tani e lamë fare atë dreq kafe, për hir të kiametit, sepse ti nxitove dhe ike për në amëshim…!
Ike o Fabit Beqiri dhe kjo ikja jote vërtet na dhëmbi shumë.
Na pikëlloi lajmi i hidhur qysh në mëngjes kur Iliri yt na njoftoi i përlotur, Pipilua na la…!
Na dhëmbi ikja jote or burrë, sepse na iku një këshillë e mirë, një zë i dashur, një dorë e ngrohtë, një mik i vyer…!
Por jeta qënka e tillë, dhe pazare midis saj e vdekjes nuk u bëkan, ndaj dritë u bëfsh në të përtejmen e gjithësisë o Fabit Beqiri.
Qofsh i parajsës !