Për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier, ku një 3-vjeçar u mbyt në mënyrë misterioze në një kopsht privat, ka folur edukatorja e tij.
Advertisements
Në dëshminë e saj, Redina Binjaku, thotë se të premten fëmija ka ardhur në kopsht si çdo ditë tjetër me babain e tij Arjol Kodheli.
Atë ditë, i ati i kërkoi që ta bënin gati fëmijën para orarit të përhershëm pasi do shkonte ta merrte në orën 13:00.
Advertisements
Ditën e premte kur ora po shkonte 13:00 dhe babai do shkonte të merrte fëmijën, edukatorja e ka bërë gati e ka veshur dhe e ka lënë në korridor afër portmontosë, ku ndodhej çanta, pasi një fëmijë tjetër nga grupi i saj po qante.
Ky ka qenë dhe momenti fatal. Edukatorja kishte shkuar brenda në klasë për të parë se çfarë kishte ndodhur me fëmijën tjetër, pse po qante dhe e ka qetësuar atë.
Por kur është kthyer te fëmija i vogël e ka gjetur atë të varur tek varësja ku fëmijët linin xhupat dhe çantat. Edukatorja i ka dhënë ndihmën e parë dhe ka njoftuar përgjegjësen, stafin e më tej administratorin.
Sipas saj, fëmija ka hipur në pjesën ku lihen këpucët dhe ka tentuar të marrë vetë çantën, por ka rrëshqitur duke i ngecur kapuçi në varëse, gjë që i shkaktoi mby tjen dhe ka bërë që të ndërrojë jetë.
Policia kur ka shkuar në kopësht ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike por fatkeqësisht i vetmi vend pa kamera në këtë kopsht privat ishte një korridor 4 metra i gjatë mes klasave ku fëmijët vendosnin këpucët dhe çantat.