Lajmi fundit/ Përkeqësohet situata e Covid në Shqipëri gjatë 24 orëve, rritet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe humbjeve të jetës

Është dyfishuar numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Advertisements

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 8136 teste të realizuara kanë rezultuar pozitive për COVID, 2177 qytetarë.

Gjithashtu bëhet me dije se 6 pacientë kanë humbur jetën.

Advertisements

Në 24 orë janë shëruar 639 qytetarë. Aktualisht në të gjithë vendin 15,318 pacientë janë aktivë me COVID19

Sakaq në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi:Ministria e Shëndetësisë: 8136 testime, 2177 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 639 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit.

Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 8136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2177 qytetarë, në këto bashki:
965 në Tiranë, 138 në Durrës, 117 në Shkodër, 100 në Elbasan, 81 në Gjirokastër, 76 në Fier, 73 në Vlorë, 47 në Lushnje, nga 37 qytetarë në Korçë, Sarandë, Lezhë, nga 33 qytetarë Berat, Pogradec, 26 në Mallakastër,

25 në Kamëz, nga 23 qytetarë në Kurbin, Gramsh, Krujë, 21 në Kavajë, 20 në Vorë, 17 në Tepelenë, nga 14 qytetarë në Belsh, Mat, nga 13 qytetarë në Skrapar, Himarë, 12 në Devoll, nga 10 qytetarë në Kuçovë, Delvinë, Patos, 9 në Divjakë, nga 8 qytetarë në Librazhd, Memaliaj, Dibër, nga 7 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Peqin, nga 6 qytetarë në Prrenjas, Dimal, Libohovë, Mirditë, Malësi e Madhe, 5 në Këlcyrë, nga 4 qytetarë në Përmet, Dropull, Selenicë, Has, nga 3 qytetarë në Shijak, Rrogozhinë, Poliçan, nga 2 qytetarë në Kolonjë, Pukë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Roskovec, Konispol.

Janë 15,318 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 116 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka gjashtë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Durrësi 54 vjeç, një qytetare nga Elbasani 65 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 77-80 vjeç, një qytetare nga Vlora 80 vjeçe, një qytetare nga Kavaja, 80 vjeçe.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 639 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 204,099 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2177

Të shëruar në 24 orë 639

Të shtruar në spitale 116

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 8136

Testime totale 1,542,801

Raste pozitive 222,664

Raste të shëruara 204,099

Raste Aktive 15,318

Humbje jete 3,247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 7601

Fier 1270

Durrës 1216

Elbasan 1093

Shkodër 922

Vlorë 913

Gjirokastër 609

Berat 504

Lezhë 459

Korçë 407

Kukes 128

Dibër 196

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
Artikulli tjetërI fundit/ Toka nuk gjen qetësi, ndihen sërish lëkundje tërmeti