Kursi i këmbimit/ ‘Forcohen’ valutat e huaja në raport me Lekun shqiptar

Në tregun e këmbimit valutor vendas, valutat e huaja kanë vijuar që prej fillimin të këtij viti të forcojnë pozitat në raport me lekun.

Advertisements

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën dollari amerikan u forcua me 0.06 lekë dhe këmbehet me 107.40 lekë, ndërsa euro u ngjit në kuotën e 121.68 lekëve, ose 0.10 lekë më shumë se ditën e Hënë.

Me 0.28 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 146.11 lekë, ndërsa franga zvicerane u nënçmua me 0.55 lekë dhe këmbehet me 115.95 lekë.

Advertisements

Ndërsa valutat e tjera kanë pësuar luhatje të lehta në këmbim me lekun.

Artikulli paraprakBilanci i frikshëm nga aksidentet rrugore, Gledis Nano merr vendimin drastik!
Artikulli tjetër“Më jep tapinë e shtëpisë”/ 40-vjeçari “gjobë” dy të moshuarve në Tiranë: “Djali juaj më ka borxh 30 mijë euro, paratë i dua sot”