Çifti më i ri i krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, Einxhel dhe Dj Dagz, kanë shijuar sërish suitën. Edhe pse moderatorja ishte shprehur se nuk do të shkonte më aty, duket se ka ndryshuar mendim.
Advertisements
Ata kanë shijuar sërish jakuzin e vendosur në suitën luksoze, ku nuk kanë munguar momentet romantike mes tyre.
Me dritat e fikura dhe të mbuluar nga shkuma, Einxhel dhe Dj Dagz nuk i kanë kursyer puthjet.
Advertisements
Por jo vetëm kaq, pasi Arbëri dhe moderatorja i kanë dhuruar publikut edhe një kërcim romantik. Të përqafuar, ata kanë shijuar tingujt e muzikës duke kërcyer.
Ndërkohë kujtojmë se të dy janë në nominim së bashku me Ilirin, e sonte njëri prej tyre do të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.