A i prek Omicron mushkëritë? Mjekja shqiptare në Holandë jep informacionin e rëndësishëm

Ornela Ademi, drejtuesja e një prej komiteteve të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave), ka thënë se që dy doza vaksine nuk të mbrojnë 100% nga varianti Omicron.

Advertisements

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo tha që është vënë re me Omicronin, është se nuk i prek mushkritë në një nivel aq të rëndë.

Megjithatë, Ademi paralajmëroi se mjekët nuk e dinë ende se si Omicroni do të ndikojë në qendrën nervore, prandaj duhet të keni kujdes.

Advertisements

“Nga infektimi me Omicron, dy dozat e vaksinës mbrojnë rreth 40%. Kjo për faktin se Omicron është virus që përhapet më lehtë dhe po ashtu kalon më lehtë. Kështu që dy doza vaksine nuk të mbron 100%, nuk të mbrojnë me atë efiktivitetin siç të kanë mbrojtur nga varianti Alfa dhe 90% siç të ka mbrojtur nga versioni Delta. Prandaj edhe kemi një shkallë infektueshmërie të lartë, se është më rezist ndaj vaksinave. Po flasim thjeshtë për gradën e infektimit dhe jo për gradën e hospitalizimit.

Ajo që është vënë re me Omicronin, është se nuk i prek mushkritë në një nivel aq të rëndë. Por ne nuk e dim akoma se si Omicroni do të ndikojë në qendrën nervore. Prandaj është shumë e rëndësishme që edhe pse e kalojmë lehtë, të mos mendojmë që kjo kalohet lehtë sepse ti nuk i di pasojat e mëvonshme që ka”, u shpreh ajo.

Artikulli paraprak“Hahaha laraskat..”, Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga PD, vjen reagimi nga LSI
Artikulli tjetërRama nuk e mban të qeshurën para gazetarëve, bën deklaratën EPIKE për Partinë Socialiste