Sizmologu i njohur jep informacionin e rëndësishëm: Kjo do të jetë koha e tërmeteve! Ja çfarë e pret Shqipërinë

Mbrëmjen e djeshme lëkundjet e forta të tërmetit me epiqendër në Greqi u ndjenë edhe në disa qytete në vendin tonë.

Advertisements

Epiqendra e tërmetit ka qenë 40 km nga Bilishti në Follorinë të Greqisë ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Tiranë, Elbasan, Berat, Pogradec dhe Korçë.

Për ish-drejtorin e Institutit të Sizmologjisë, Shyqyri Aliaj kjo lëkundje nuk është për tu shqetësuar.

Advertisements

Shyqyri Aliaj paralajmëron se kjo do të jetë periudhë tërmetesh.

“Duhet të kuptosh një gjë, që ndërtesat e larta e ndjejnë më shumë lëkundjen. Nuk është se përbën problem një tërmet që bie kaq larg nesh. Varet nga distanca. Tani është periudha e çlirimit të energjisë. Ka periudha, përshembull pas tërmetit të prillit në 79’ nuk ka patur tërmete deri në atë të Durrësit. Tërmete të vegjël ka patur në Shqipëri dhe Greqi por jo tërmete të mëdhenj që të bëjnë dëme. Ka qenë një periudhë e akumulimit të energjisë sizmike.

Tani është periudha që çlirohet energjia. Tërmetet më të rrezikshme janë ato në pjesën ballore të vendit. Nuk është problem që tërmeti në Greqi të krijojë një shqetësim të madh në vendin tonë. Kjo periudhë, 15 ose 20 vjet do ketë tërmete të tillë, sa do ketë nuk e themi dot. Kjo është periudha e alternimit, ku çlirohet energjia dhe më pas akumulohet sërish. Nuk janë problem për tu shqetësuar”, tha ai për Dritare.net.

Artikulli paraprakVideo që po thyen rrjetin/ Çfarë po ndodh mes Noizyt dhe Borës?
Artikulli tjetërKur do të mbahet protesta e radhës? Flet Sali Berisha, ja çfarë po përgatitet