Publikohen pamjet: Njeriu i Berishës ngjitet me thikë te zyra e Bashës (VIDEO)

Partia Demokratike ka nxjerrë në Facebook një video ku shihet një protestues në protestën e 8 janarit, me thikë në dorë, duke u ngjitur në zyrën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Advertisements

Në video shihet momenti kur ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Bashën nga zyra do ta nxjerrin me pekule, ndërsa në protestë shihet edhe thika.

“Sali Berisha e humbi kur pa se ishte i rrethuar nga një grup i vogël njerëzish, pasi shumica dërrmuese e demokratëve e braktisën. Me dhunën e 8 janarit ai dëshmoi që është gati të bëjë gjithçka, qoftë dhe viktima, vetëm për hallin e tij. Dhe për këtë ai ka angazhuar një bandë prej disa dhjetëra kriminelësh. 8 janari ishte një ditë shumë e hidhur për demokratët”, thuhet në postimin e PD-së./albeu.com

Advertisements

Artikulli paraprakCovid-19 rikthehet fuqishëm në futboll, nuk i shpëton as sulmuesi i Kombëtares Shqiptare
Artikulli tjetërPanik dhe britma/ Shikoni reagimin e banorëve të BBV në momentet e tërmetit të djeshëm (VIDEO)