Alarm në Europë për përmbytje/ Mediat parashikojnë mot ekstrem me reshje rrëmbyeshme shiu

Franca jugperëndimore është nën një alarm të kuq moti për shi të dendur dhe përmbytje, e ndërsa banorët po paralajmërohen të shmangin daljet e panevojshme nga shtëpia. Météo France parashikon reshje shiu jashtëzakonisht të forta.

Advertisements

Zonat e Gers, Aisne dhe Nord – janë gjithashtu nën alarme portokalli të motit për nivele të rritura të ujit të lumenjve, ndërsa nga vargmalet e Pirenej ka rrezik orteku.

Këto reshje parashikohet të sjellin dalje nga shtrati të përrenjve dhe lumenjve dhe mund të çojnë në rrëshqitje të dheut.

Advertisements

Përmbytjet parashikohet të prekin veçanërisht lumin Gave d’Oloron, si dhe Nive dhe Nivelle.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë raportim të incidenteve të përmbytjeve, ndërkohë që në disa zona janë pezulluar shërbimet e transportit shkollor si masë paraprake.

Artikulli paraprakShyhrete Behluli feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja
Artikulli tjetërEinxhel i shpreh dëshirën Dagz-it: “Kur të dal dua të mbyllem me ty” (VIDEO)