Kur do jetë fundi i pandemisë? Epidemiologu Alimehmeti jep lajmin e mirë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti parashikoi se me ardhjen e pranverës situata pandemike do të jetë e mirë. Ai tha se Omicron është “aleati” më i mirë për të larguar nga qarkullimi variantin Delta dhe për rrjedhojë për t’i dhënë fund pandemisë.

Advertisements

“Jemi në një situate gripi të keq por akoma nuk ka ikur Delta. Kjo nuk është te ai gripi i keq. Omicron duket se është aleati më i mirë kundër Deltës. Fillimisht heqim Deltën. Prapë ka humbje jetë nga Omicron, tejmbushja spitalore zor që ndodh, mund të jetë faktor dhe vaksina.

Por Marsi më duket një parashikim i bazuar në të dhëna. Kemi parë që kurba e Omicron-it është më e ngushtë se e Deltës. Ndoshta është dalja nga faza akute e pandemisë, do të vazhdojë një situatë por e madhja do të kalojë.”, tha Alimehmeti.

Advertisements

Artikulli paraprakTërmeti i fuqishëm që u ndje edhe në vendin tonë, shihni momentin kur lëkundja shkund Manastirin
Artikulli tjetërSizmiologu i njohur grek bën paralajmërimin e fortë pas tërmetit që shkundi edhe shumë qytete të Shqipërisë