Për ditën e Hënë dhe atë të Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.
Advertisements
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore në veri mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.
Duke filluar nga dita e Mërkurë deri dhe në fund të javës (dita e Premte) vendi do të ndikohet nga masa ajrore të thata, të qëndrueshme dhe të ftohta. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura negative në vlerat e mëngjesit.
Advertisements
Gjithashtu vlen për tu theksuar se deri ditën e Enjte në orët e pasdites parashikohet erë tepër e fortë dhe intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 20-25m/s! Era më tepër e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore. Më pas era humbet intensitet.