Çifti ishte ndarë prej pak kohësh, zbulohen detaje mbi krimin e rëndë në Vaun e Dejës/ Ja pamjet nga vendi i ngjarjes (Video)

“Panorama” ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku 50-vjeçari vrau me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, në fshatin Nenshat të Vaut të Dejës.

Advertisements

Në pamjet e publikuara vihet re një perimetër sigurie i vendosur në skenën e krimit, grupi hetimor, dhe prania e forcave të policisë.

Viktima u identifikua si Xhuliana Topalli, 40 vjeçe. Pas krimit, ish-bashkëjetusi, Niko Hila ka tentuar të vrasë veten dhe aktualisht ndodhet i plagosur në spital.

Advertisements

Mësohet se çifti ishte ndarë prej disa kohësh.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

Artikulli paraprakU dogj brenda “shtëpisë së barit” natën e Vitit të Ri, kush është shqiptari që vdiq në Angli
Artikulli tjetërAgron Shehaj: Duhet të ndërtojmë një alternativë dhe opozitë të vërtetë, duhet dhe do t’ia dalim