Monika dhe Iliri kanë pasur një krisje së fundmi. Balerinit dhe koreografit të njohur nuk i ka pëlqyer shumë fakti që aktorja u afrua me Donaldin dhe këtë edhe ia ka shprehur.
Advertisements
Diplomacia e Monikës nuk është pëlqyer dhe këto ditë shpesh ka pasur edhe ngacmime. Iliri madje i vuri emrin lopës së futur në shtëpi “Nika”, që u komentua nga Arjola, e cila i tha se ia ka vënë shkurtimin e emrit Monika.
Top Channel në kanalin e vet në Youtube ka publikuar një video, ku fillimisht shfaqet duke folur me Tanin referuar një shakaje të bërë ndaj Monikës nga Iliri.
Advertisements
“Nuk ishte shaka, shaka janë deri diku. Atë lopën treshe ta bëjë me gruan e vet. Mos u fut ti në këto gjëra”, thotë aktorja në bisedën e bërë me Tan Bramën dhe më pas shtrihet në shtrat.
Aty më pas po fliste me vajzat, që e pyetën se për çfarë bëhet fjalë. “Edhe shakaja e ka një kufi. Nuk mund të thuash ti, e kapim të tre ne. Kthehet ndryshe kjo punë po u zgjat shumë”.
“Të kapi dhinë e vet atje në shpi, e ta ktheje si të dojë. E të marrë edhe Tanin për ndihmë. Nuk qetësohem (i përgjigjet Arjolës)”, shprehet Monika, dukshëm e nervozuar.