Lulzim Basha: Berisha s’e fshehu dot eksitimin që i jep dhuna që nxiti!

Kryedemokrati Lulzim Basha, një ditë pas protestës së dhunshme të zhvilluar nga Sali Berisha, deklaroi në një prononcim për mediat se agresioni nuk mund ta marrë peng Partinë Demokratike.

Advertisements

Sot është një ditë bilanci të ditës së djeshme për demokratët dhe shqiptarët. Ndonëse ndodhem këtu që nga ngjarja bashkë me bashkëpounëtorët e mi, nuk mund të ndaj asgjë me demokratët përveçse trishtimit të thellë të asaj që ndodhi dje. Nuk është ditë për t’u krenuar apo për të qeshur siç bëri ai që ishte pak më përpara. Nukë shtë ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës të një agresioni që ska gjë të përbashkët me demokratët.

Është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë sprej kohësh. Provat janë përpara syve të demokratët, qëllimi i Sali Berishës është se nëse PD nuk e merrte në mbrojtje, atëherë PD nuk meritonte të ekzistonte. Prandaj u mundua të manipulonte demokratët për disa muaj. Demokratët qëndruan të fortë opër një familje politike. Një person I akuzuar për korrupsion nuk mund të marrë peng sakrificat e qindar mijërave demokratëve. Sot yunë nuk mund të kem buzëqeshje në fytyrë.

Advertisements

Për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje, ashtu siç kishte planifikuar Sali Berisha me një grup kriminelësh. Për fatin e mirë të PD dhe demokratëve, nuk u derdh gjak. Eksitimi përballë kësaj skene dhune, eksitimi që nuk fshihte dje tek shikonte njerëz që dëmtoheshin nga dhuna që komandonte me dorë, e ka shoqëruar dhe sot. Siç e ka shoqëruar dhe Edi Ramën në skena të ngjashme si ajo e 21 janarit. Këtu janë të ngjashëm.

Sali Berisha, ndonëse dështoi me turp të merrte dhe të zaptonte vullnetin e demokratëve, nuk e fsheh dot eksitimin që I jep dhuna dhe ajo që nxiti ai. Rama është përfuituesi i vetëm I kësaj dhune. Njeriu që po bën gjithçka për të fshehur skandalin e inceneratorëve.

Artikulli paraprakBerisha tregon pse vendosi ta mbyllte aty protestën dje: Thjesht ishte…
Artikulli tjetërI kërkoi marrëdhënie treshe me lopën, Monika nevrikoset me Ilirin: Ta bëjë me gruan e tij… (Video)