Policia ka zbuluar shkakun e vdekjes së fëmijës 3-vjeçar në kopshtin “Flatrat e Dijes” këtë të premte në Fier. Burime për mediet bëjnë me dije se 3-vjeçari ka qenë duke marrë çantën e tij, teksa kapuçi i xhupit ka kapur në varësen e rrobave dhe për pasojë është mbytur.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake të policisë, fëmija është rrëzuar në këtë moment duke u mbytur prej xhupit. Fëmija është gjetur i shtrirë në tokë nga edukatorja e cila ka lajmëruar menjëherë ambulancën, ndërsa djali 3 vjeç ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Aktualisht edukatorja ndodhet në polici, duke dhënë dëshminë e saj, ndërkohë familjarët e 3-vjeçarit kërkojnë drejtësi.
Advertisements