Një automjet është përfshirë nga flakët në Pogradec. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme.
Advertisements
Sipas informacioneve paraprake mësohet se nga flakët ka vetëm dëme materiale, ndërsa zjarri dyshohet të jetë aksidental pasi mjeti tip Benz ishte i pajisur me impiant gazi.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses u bë e mundur shuarja e flakëve që rrezikonin edhe mjetet e tjera të parkuara afër ‘Benz’-it. Aktualisht policia ndodhet në vendngjarje.
Advertisements