Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, pranë banesës së shtetasit Vladimir Kajo.
Advertisements
Sipas policisë nga shpërthimi nuk ka pasur as dëme në njerëz dhe as dëme materiale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Advertisements
“Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K., një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Tiranës.