Atentati në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme ka rrezikuar dhe banorët e zonës, përshkak se plumbat kanë deportuar në dy biznese ku po kalonte shënjestra e atentatit.
Advertisements
Të shtënat e armëve ndodhën në mes të njerëzve, në një zonë të populluar të Vlorës si lagja ‘Pavarësia’. Një prej plumbave depërton në një market, 2 plumba të tjerë në një tjetër biznes që ishte i mbyllur.
Fatmirësisht nuk u lënduan njerëz të rastësishëm, por plumbat kanë rrezikuar jo pak qytetarët gjë e cila tregon se rendi dhe siguria në vendin tonë janë në vnivele alarmante.
Advertisements
Mbrëmjen e sotme, qyteti i Vlorës u trondit nga të shtëna me armë, ku u plagos 36-vjeçari Diego Hanaj, i cili po ecte në këmbë kur është qëlluar me 3 plumba nga një makinë në lëvizje.
Hanaj ka shkuar vetë në spital për ndihmë mjekësore. Ai mori një plumb në dorë, fatmirësisht duke mos i shkaktuar probleme për jetën.
Policia po heton 2 pista kryesore. I plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj (Isuf Brahimaj, u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014-të. ) Ndërsa i ati i 36 vjeçarit ka qënë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare disa vite më parë.