foto ilustruese
Advertisements
Një 36 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” përpara një marketi.
Advertisements
Ndërsa mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Diego Hanaj i cili është paraqitur në spitalin e Vlorës për t’u mjekuar pas plumbit që ka marrë në dorë. Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
36 vjeçari ka qenë duke kaluar në trotuarin që shohim në video dhe mësohet se është qëlluar 3 herë nga një automjet në lëvizje.
Fatmirësisht vetëm njëri prej plumbave ka qëlluar shënjestrën duke bërë që të mos paraqesë rrezik për jetën.