Këngëtarja, Xheisara Frisku, mbrëmjen e së mërkurës iu është shtuar banorëve të Big Brother Vip, që konkurrojnë për të fituar çmimin 100 mijë euro.
Advertisements
Ajo mori famë pasi mori pjesë në “Kënga Magjike 2019”, konkurs muzikor ku u eleminua nga anëtarja e atëhershme e jurisë, Jonida Maliqi.
Advertisements
Në atë kohë u raportua se këngëtarja ndërhyri në marrëdhënien e Jonida Maliqit me aktorin, Romeo Veshaj, gjë që çoi në ndarjen e tyre.
Xheisara Frisku e konsideroi “hakmarrje” të pastër të Jonida Maliqit, eliminimin e saj nga “Kënga Magjike” dhe shpërtheu keq ndaj këngëtares.
Gjatë një interviste për “Thumbon” në atë kohë, Xheisara u shpreh se anëtarja e jurisë e kishte personale me të dhe hodhi kunja ndaj saj, duke u shprehur se “nuk mund ta gjykonte dot dikush që kishte kohë që nuk këndonte live”.
“Më thoshin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës, po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tri vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes, unë kam gjithë botën.
Nëse ka një njeri që i përulem, është Aurela Gaçe. Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt, nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion, dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vij të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht nuk kalova”, u shpreh Xheisara Frisku ndër të tjera.
Ndërkohë, komentues që pretendojnë se janë në brendësi të këtij konflikti të dy këngëtareve për aktorin, mendojnë se Xheisara Frisku ishte pikërisht “molla e sherrit”, që e çoi çiftin në ndarje.
Këngëtarja, e lindur në Burrel, u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në talent-show të ndryshëm.
Në korrik të vitit të kaluar, i dha fund beqarisë, duke u martuar me personin që i ka vjedhur zemrën në fshehtësi të plotë.
Pamjet e dasmës u publikuan nga njëra prej mikeshave që ka qenë e ftuar. Mirëpo në to nuk dukej portreti i dhëndrit, ndërsa në sfond shihej emri i tij, Klajdi.
Që në moshë të vogël, ajo ka marrë pjesë në festivale të ndryshme për fëmijë, ku është vlerësuar me disa çmime të para.
Ajo ka qenë gjithashtu një konkurrente në “X Factor Albania” dhe “The Voice of Albania”.
Në 2020-ën ishte hera e dytë që merrte pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, në kategorinë Neë Artist.
Në vitin 2016, Xheisara fitoi statusin për të votuar dhe për t’u votuar nga këngëtarët gjysmëfinaliste. Në shtator 2019, Xheisara mori pjesë në “Kënga Magjike 2019” me këngën “Si me t’lon”, por që u skualifikua pasi Jonida Maliqi e vlerësoi me buton të kuq.
Xheisara Frisku ka treguar ka treguar se këmbënguli shumë për tu bërë këngëtare dhe i ka shkuar ëndrrës deri në fund, edhe pse njerëzit pranë saj ishin shumë skeptikë.
Ajo ka treguar se e ëma nuk e ka përkrahur në fillim, sepse nuk besonte te talenti i saj. Prandaj, pa dijeninë e askujt, sapo mori vesh për audicionet, ajo mori furgonin, mbërriti në Tiranë.
“Unë vija nga Burreli dhe merrja pjesë në ‘X Factor’. Kam qenë 15 vjeçe. Kur shikoja ‘X Factor’, i thosha mamit se një ditë do jem unë atje dhe do të fitoj. Dhe mami më thoshte: ‘Ti do fitosh?! Ti ik lësho lopët atje në fshat, s’je ti për të dalë në televizor’. Pastaj një ditë të bukur unë pashë që po bëheshin audicionet e ‘X Factor’ dhe i them mamit që më duheshin 10 mijë lekë për një projekt në shkollë. Ma jep mami 10 mijë lekëshin, paguaj furgonin, vij në Tiranë, hipi në autobus, vij në Klan, marr pjesë, fitoj. Më thonë që duhet të vish 4 ditë të tjera. Të katërta herët me 10 mijë lekë borxh.
Ndërsa një ditë të bukur isha në divan, e dija se kur do dilja dhe po shikoja emisionin. Dal unë dhe mami që po shikonte televizorin, më shikon mua dhe më thotë: ‘Ku je ti aty?!’ I thashë: ‘Eh dola një ditë dhe lëshova lopët.’ Që prej asaj dite mami nuk më pengoi kurrë më”, tha ajo në “Rudina”, teksa kujtonte fillimet e saj në karrierën muzikore.
/Panoramaplus.al