Ngjarja në “Don Boso”/ Kush është Edmond Crroj, dyshohet si shënjestra e atentatit ku humbi jetën nipi i tij (FOTO)

Një 35-vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme dhe 4 të tjerë janë plagosur në një atentat të ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos.

Advertisements

Gazetarja Xhensila Kodra ka siguruar foton e dajës së viktimës Edmond Crroj, i cili dyshohet se ka qenë edhe objektivi i këtij atentati ku ka humbur jetën Erion Çela 35-vjeç.

Advertisements

41-vjeçari ishte një person me precedentë penale në fushën e narkotikëve në Itali.

Ndërkohë hetuesit kanë ngritur dyshimet se atentatorët kanë pritur momentin kur objektivi dhe dy nipërit të takoheshin së bashku dhe ndaj tyre të hapej zjarr. Si pistë kryesore po hetohet ajo e përplasjes për çështje droge.

Për të identifikuar atentatorët, janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie. Ato kanë fiksuar momentin kur mjeti tip “Mercedes Benz e class” i autorëve vjen nga rruga kryesore dhe sapo kthehet përballë lokalit, një nga 3 personat që ndodhej brenda hap zjarr në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Crroj, dy nipërit dhe një miku i tyre.

Ndërkaq ngjarja a ndodhur të martën e 4 janarit në lokal ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një 35 vjeçar, është plagosur vëllai i tij Blerim Çela 28 vjeç, daja Edmond Crroj 41 vjeç, miku i tij Arben Dani 46 vjeç dhe një klient që ndodhej në lokal 19 vjeçari Azbi Selimaj./abcnews.al

Artikulli paraprakTragjedi në familjen shqiptare, 51-vjeçari merr jetën gruas së tij me armë zjarri
Artikulli tjetër“Ik lësho lopët, s’je për television”/ Të pathënat e këngëtares që u fut në BBV! Nga sherri me Jonida Maliqin, ndarja me Romeo Veshajn dhe hakmarrja për…