Moderatorja kosovare, Egzona Rafuna, ka qenë ndër emrat më të përfolur gjatë këtyre ditëve në mediat rozë.
Advertisements
Egzona është përmendur si një nga tre banorët e mundshme që të hyjë sonte në shtëpinë e famshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram”, ku shihet duke bërë fotosesion në studiot e “Big Brother VIP”.
Advertisements
Kështu duke e zyrtarizuar se do të jetë pjesë e këtij reality-shoë në javët në vazhdim.
Po ashtu, ndër emrat tjerë që janë përfolur është edhe këngëtarja, Xheisara Frisku dhe tenisti, Gynajd Shypheja.
Ndërsa sonte, banorët do të marrin vendimin për shtyrjen e natës finale që ishte paraparë të jetë në javët e para të janarit, por që produksioni ka vendosur ta shtyjë deri me 18 shkurt.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!