Pamje të rënda dhe situatë shoku sonte, për sulmin me armë zjarri që ndodhi në një lokal te Don Bosko në Tiranë.
Advertisements
Erion Çela, vetëm 35 vjeç, humbi jetën pasi u qëllua me kallashnikov nga një makinë e cila hapi zjarr duke plagosur edhe vëllanë e viktimës. Blerimin 28 vjeçar.
Advertisements
Të plagosur mbetën gjithashtu Edmond Crroj 41 vjeç, i cili rezulton me precedent penal pasi ka qenë i dënuar për trafik droge në Itali, si dhe Arben Dani, 46 vjeç dhe Azbi Selimaj 19 vjeç. Mësohet se Selimaj ishte kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja.
Viktima rezulton të ketë përdorur dy emra (Erion dhe Aleksandër Çela), por është e paqartë arsyeja pse ai ka ndërruar emrin, pasi nuk ka të dhëna për rekorde kriminale me këto identitete.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali ku është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.
Autorët kanë qëlluar me kallashnikov nga jashtë nga një makinë tip “Benz” në lëvizje që mendohet se u largua për në Laprakë.
35-vjeçari ka ndërruar jetë në duart e gruas shtatzënë e cila thërriste për të sjellë sa më parë ambulancën. Gruaja, e cila pritet të sjellë në jetë një vajzë, ndodhej në supermarket aty afër, në momentin kur ndodhi vrasja.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!