Historike/ Vendoset flamuri, Shqipëria zyrtarisht anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB (VIDEO)

Shqipëria nisi në 1 janar mandatin si anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit të vendit tonë.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB

Advertisements

Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.

Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve./albeu.com/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDetaje të tjera nga atentati në “Don Bosko”/ Daja i të ndjerit trafikant dr*ge në Itali (EMRI)
Artikulli tjetërIshte ulur në tavolinën ku u vra Erion Çela, gruaja shtatzënë i shpëtoi për mrekulli atentatit