Një tjetër zarf i zi ka mbërritur në banesën e “Big Brother VIP”, duke mbajtur një paralajmërim për banorët. Njëri prej tyre ka ndarë informacione tendencioze nga jashtë, por nuk i ka shpëtuar syrit të “Vëllait të Madh”. E për këtë gjë e pret një dënim…
Advertisements
“Banorë, Vëllai i madh ka vendosur që të dënojë një prej jush për shkak se ka thyer një prej rregullave kryesore që është dhënia e informacioneve nga jashtë. Për më tepër informacioneve tendencioze. Se cili është banori do të zbulohet nesër,”-shkruhet në zarfin e zi.
Ndërkohë që së fundmi në rrjet, ka bërë “namin” biseda që ka bërë këngëtarja Albërie Hadërgjonaj me mbesën e saj, Beatriks. E ftuar pak ditë më parë për të kënduar brenda shtëpisë, ajo i foli mbesës në vesh, por asgjë nuk u dëgjua.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!