Publikohet foto/ Ky është laçjani që u qëllua në Shkodër, në kërkim për vrasje në Mal të Zi (Emrat+Detaje)

Vinçens Piroli 34-vjeç u plagos mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Ai u qëllua në Shkodër. Një person ende i paidentifikuar e dërgoi në spitalin e Lezhës për ndihmë, ndërsa më pas u nis me urgjencë drejt Tiranës për ndërhyrje më të specializuar.

Advertisements

Vinçens Piroli

Advertisements

Rrethanat e ngjarjes ende nuk dihen. Por dihet fakti, që Piroli me origjinë nga Sanxhaku, Kurbin është një emër i njohur për drejtësinë. Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Mali i Zi e kërkon pasi Vinçens Piroli së bashku me Dorjan Lalën akuzohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishic.

Dorjan Lala

Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

Momçillo Gjurishic

Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen. E ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar, Piroli lëvizte lirisht dhe sonte u qëllua duke mbetur i plagosur, ndërsa tashmë ndodhet në duart e drejtësisë./ Abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI premtuan vizë pune për në Gjermani, kompania i merr 600 euro shqiptarit dhe “zhduket” (EMRI)
Artikulli tjetërArbana Osmani tregon se deri kur do të vazhdojë “Big Brother VIP”! Këto janë banorët e preferuar të moderatores