Plagosje me thikë në kryeqytet, detaje nga policia

Një person është plagosur me thikë nga një tjetër, pas një përleshjeje e cila ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Advertisements

Rasti ka ndodhur në afërsi të rrethit, te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

Advertisements

“Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti.

(E.H/Faxweb.al)

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëhuni gati për spektakël sonte në qiell! Shi meteorësh mbi kokat tuaja, ja kur mund ta shihni
Artikulli tjetërViti i ri nis mbarë për 30-vjeçarin/ Vuri bast vetëm 2 euro në kazino, shuma që fiton do t’iu heqë mendjen