31 dhjetor nuk ishte i lirë dhe ditë feste për Keidi Baren, të paktën jo jashtë fushës. Mesfushori shqiptar u thirr në detyrë dhe luajti nga minuta e parë ndaj Valencias, atje ku ishte një nga lojtarët më të mirë të takimit.
Advertisements
Për fatin e mirë, Espanjoli fitoi me shifrat 1-2 dhe festa ishte e madhe edhe për Keidi Baren, i cili ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë.
Mesfushori shqiptar rrëmbeu edhe njëherë dashurinë e tifozëve me gjaknxehtësinë e tij dhe mënyrën sesi u përgjigjet shpeshherë rivalëve që duan ta nxjerrin nga vetja.
Advertisements
Gomez e tejkaloi gjuhën në komunikimin me Baren dhe ky i fundit, nuk i la asgjë pas duke iu përgjigjur dhe ballafaquar para fytyrës së lojtarit të Valencias.
Kjo video është shpërndarë nga faqe të ndryshme të Espanjol dhe tifoz të kësaj skuadre që krenohen me pitbullin e tyre.
Kujtojmë se ky është sezoni i parë për Keidi Baren që luan në La Liga, ndërsa është sezoni i dytë që luan me fanellën e Espanyol pas transferimit nga Malaga.
Keidi Bare siempre en mi equipo.
Nuestro criminal de confianza 🇦🇱 pic.twitter.com/5XdAJx2cvD— V (@vgallardx) December 31, 2021
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!