KOSOVË- Një deputete shqiptare nga Kosova është rrezikuar mbrëmjen e djeshme nga një plumb qorr.
Advertisements
Lajmin e ka bërë me dije vetë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi përmes një postimi në Twitter.
Krasniqi shkruan se plumbi qorr ka depërtuar përmes dritares dhe është qëlluar vetëm 25 centimetra larg saj.
Advertisements
Krahas postimit deputetja ka vendosur edhe foton ku duket xhami me shenjën e plumbit qorr.
“Njerëz, nuk është kurrë e sigurt të gjuash një plumb qorr.
Kjo ishte vetëm 10 inç (25 centimetra) larg nga vendi ku isha ulur mbrëmë në ora 12:21. Mendoni për njerëzit që mund t’i lëndoni jashtëzakonisht shumë, nëse veç nuk i vrisni duke e bërë këtë”, ka shkruar Krasniqi.
Nuk dihet nëse ka qenë një sulm ndaj deputetes shqiptare, Vasfije Krasniqit.
SI.E./Shqiptarja.com
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!