Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, çfarë duhet të dini për të kaluar në kufi

Këtë të dielë, në Mal të Zi hyjnë në fuqi masat e reja kundër Covid-19.

Advertisements

Autoritetet kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt Malit të Zi duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Gjithashtu lejohet kalimi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Advertisements

Në të dyja rastet e mësipërme qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më tëvjetër se 48 orë.

Kujtojmë se masat shtrënguese në Mal të Zi erdhën si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus.

NJOFTIMI:

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi 🇲🇪

🗒️Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:

Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
Me vërtetimin se personi ka kaluar covidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSi ndryshojnë paga minimale dhe taksimi progresiv mbi të ardhurat më 2022, ja kategoritë që do kenë rritje rroge
Artikulli tjetërKush është shqiptari që u arratis me çarçafë nga burgu gjatë natës së ndërrimit të viteve (Emri+Foto)