Shqipëria në Këshillin e Sigurisë të OKB, Kim: Krenarë që jemi kolegë në një nga tryezat më të rëndësishme në botë

1 janari 2022 shënon fillimin e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shprehet se SHBA i uron mirëseardhjen Shqipërisë në këtë Këshill.

Advertisements

Kryediplomatja amerikane shkruan se SHBA është krenare që ulen si kolegë tashmë me Shqipërinë në një nga tryezat më të rëndësishme në botë.

YURI KIM NË TWITTER

Advertisements

Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Shqipëria u paraqit si kandidaturë konsensuale e Grupit të Vendeve të Evropës Lindore.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB-së në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2-vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022. /abcnews.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqiptari arratiset me çarçaf nga burgu italian natën e ndërrimit të viteve
Artikulli tjetërPortieri që qëndroi i vetëm në fushë për 20 minuta, shkak mjegulla