Hyn në fuqi rritja e pagës minimale

Nga sot, paga minimale në vendin tonë do të bëhet 32 mijë lekë nga 30 mijë që ishte deri tani. Qeveria është angazhuar që deri në fund të mandatit të tretë paga minimale në vend të shkojë në 40 mijë lekë në muaj.

Advertisements

Ndërkohë nga Korriku i këtij viti do të ndryshojë edhe tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë nga 30 mijë lekë që është, po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga 150 mijë lekë që është aktualisht.

Duke nisur nga 1 Korriku rriten me 6 % pagat për mjekët, infermierët e mësuesit. Ndërsa rriten me 150 % pagat për punonjësit e Policisë që shërbejnë larg vendbanimit. Për Forcat e Armatosura pagat rriten me 30 %./Klan News

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak12 djem dhe 2 vajza lindën pas mesnate deri në orët e para të mëngjesit në Tiranë
Artikulli tjetërLefter Koka feston në burg, nesër do kërkojë lirinë në Apelin e Posaçëm, akuzohet për përvetësimin e 3.7 milionë eurove