Vajzat ‘ngacmojnë’ Arjolën nëse do t’ia hapte derën një dashurie të re: Është e vështirë se kam tre fëmijë

Arjola Demiri është nënë e divorcuar e 3 fëmijëve. Pas ndarjes nga bashkëshorti, aktorja nuk është martuar më, duke iu përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj dhe karrierës.

Advertisements

Teksa fliste për jetën e saj personale në Big Brother, ajo u shpreh se është e plotësuar dhe e lumtur, por nëse një ditë vjen një person që e dashuron, do ia “hapë derën”.

“Unë deri në pjesën personale, intime jam e plotësuar. Zgjohem e lumtur dhe fle e lumtur. Edhe profesioni ka shkuar shumë mirë, çdo vit e më lart e më i suksesshëm. Familjarët shyqyr janë mirë. Nuk ka ardhur një person që më do. Nëse vjen, i hap derën”, tha aktorja.

Advertisements

Por Arjola Demiri shtoi se kjo gjë është e vështirë, për shkak se ka tre fëmijë. Ajo iu drejtua Beniada Nishanit me fjalët: “Pas ndarjes kalon traumë, s’ke më besim. Ti beson në dashuri, por s’ka. Njerëzit në Shqipëri, ka gra me fëmijë që janë ndarë me fëmijë, janë martuar prapë dhe kanë krijuar jetën. Por mos të harrojmë se ato që krijojnë jetën kanë 1 fëmijë.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Ta marrsha, ta marrsha’/ Po vënë në diskutim fitoren e Ronela Hajatit, reagon ashpër edhe Anxhela Peristeri
Artikulli tjetërViti i Ri/ Këto qytete në botë kanë anuluar festimet në natën e ndërrimit të viteve