Sherri ndodhi në lavazh/ Policia zbardh ngjarjen në Vlorë, pronari i Benzit qëlloi me armë ndaj punonjësit

Një telefonatë ka mbërritur në policinë e Vlorë që ka sinjalizuar për të shtëna me armë zjarri në Lungomare.

Advertisements

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë së Vlorës, të cilët kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë verifikime.

Advertisements

Kur kanë shkuar në vendngjarje personat e pyetur kanë mohuar që kanë dëgjuar të shtëna.

Fax News mëson se të shtënat kanë ardhur pas sherrit që ka ndodhur në një lavazh të qytetit.

Punonjësi i lavazhos është konfliktuar me një person, pronar i automjetit tip benz. Punonjësi i lavazhos e ka goditur me grusht, ndërsa drejtuesi i makinës tip benz ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nga të shënat me armë nuk ka persona të lënduar. Pronari i makinës është larguar me shpejtësi, ndërsa punonjësi i lavazhos është shoqëruar nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 31.12.2021, rreth orës 11:24, në lagjen “Ujë Ftohtë”, jashtë një lavazho, dyshohet se shtetasi A.Sh, 43 vjec, ka qëlluar një herë, në ajër me armë zjarri dhe është larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e shtetasit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇifti i ‘Big Brother Vip’ mbetet i habitur, një surprizë e madhe vjen nga qielli për Donaldin dhe Beatrix
Artikulli tjetër“Tërbohen” banorët e Big Brother, zhveshje dhe striptizëm në dhomën e gjumit! Iliri “shtrin” Monikën në tokë (VIDEO)