“Mendova se e kisha mbyllur me këtë botë”/ Ra në humnerë në majën e Munellës, gazetari rrëfen orët e tmerrit

Gazetari Alfred Lela ka treguar orët e tmerrit që ka përjetuar mbrëmjen e djeshme, pas incidentit të ndodhur në majën e Munellës në Pukë. Ai bashkë me operatorin Gisel Dollani, Dorien Malaj, specialistin e turizmit Ndoc Mulaj dhe inxhinierin e pyjeve Ilir Shyti janë rrëzuar në humnerë teksa zbrisnin nga Munella.

Advertisements

Fatkeqësisht Ndoc Mulaj humbi jetën, ndërsa inxhinieri Ilir Shyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Gazetari Lela vet ka thënë se mund të ketë thyer kyçin e këmbës pasi ndjente dhimbje të forta, kurse operatori dhe personi tjetër janë shëndoshë e mirë.

Në orët e vona të mbrëmjes, Lela ka treguar për News 24 intenerarin që po ndiqnin për të zbritur nga maja e Munellës dhe kushtet e atmosferike që ua vështirësuan rrugën. Prononcimin ai e ka dhënë teksa në vendngjarje ndodheshin dhe ekipet e kërkim-shpëtimit dhe Ndoc Mulaj rezultonte ende i humbur.

Advertisements

Alfred Lela rrëfeu se teksa kanë prekur majën, një stuhi e fortë ka përshkruar zonën duke e bërë më të vështirë lëvizjen e tyre.

Në këto kushte, grupi i ekspeditës ka vendosur të kthehet, në të njëjtën rrugë që kryen ngjitjen, me shpresën se gjurmët e tyre do të ishin ende të ngulitura në dëborë. Por për fat të keq, era e fuqishme dhe ngrica i kishin fshirë gjurmët dhe zbritja nga maja, ishte tepër e vështirë.

Teksa bënin zbritjen, i pari që rrëshqet ishte gazetari Lela, e pas tij, edhe miqtë e tjerë. Gazetari tregon se për fat të mirë është mbajtur në një trung peme, që e ka ndihmuar të mos përplasej me një shkëmb aty pranë.

“E kapëm majën, aty nisi një stuhi që frynte në dy krahët dhe na bëri të pamundur kapërcimin në anën tjetër të majës për t’u ulur në një drejtim tjetër. Era ishte e tillë sa që na merrte mbrsht. U detyruam të iknim mbrapsht. Ishim pa fat, sepse era dhe i ftohti kishin mbuluar gjurmët duke e bërë uljen më të vështirë.

Në përpjekje për t’u ulur kemi rrëshqitur 3 prej nesh, unë i pari. Me ndihmë të Zotit jam ndalur aty ku nuk mendoja se do të ndalesha më, mendoja se e kisha mbyllur me këtë botë. Më ka ndaluar një objekt pa shkuar në anën tjetër të shkëmbit.

Kyçi besoj që është thyer, shpresoj të jetë ndrydhur. Një është dëmtuar rëndë, është përcjellë me barelë poshtë. Ndërsa një tjetër është ende i humbur, nuk e dimë sa poshtë është. Na janë dashur rreth 1 orë për të zbritur sepse era ishte forcuar shumë nga i ftohti. Kjo është rezymeja. Ne jemi grup që bëjmë ekspedita prej shumë vitesh. Ishim një grup miqsh që do të bënim ngjitjen e fundit të vitit e ndërkohë unë dhe kameramani po xhironim e filmonim”, tha gazetari

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Të shtëna me armë në vend, babi qëllon në drejtim të djalit
Artikulli tjetërNga puthja në mesnatë tek personi i parë që duhet t’ju hyjë në shtëpi, ‘sekretet’ që nuk i dinit për Vitin e Ri