Lajmi fundit/ Të shtëna me armë në vend, babi qëllon në drejtim të djalit

Një krim në familje është parandaluar në Kurbin. Preng Gega, pas një konflikti të çastit me të birin, ka qëlluar me armë në drejtim të tij, por pa e lënduar.

Advertisements

Policia e ka vënë në pranga Gegën dhe i ka sekuestruar pistoletën me të cilën do të kryente krimin.

Njoftimi i policisë:

Advertisements

Kurbin

Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas që qëlloi me armë zjarri në drejtim të djalit të tij, pa i shkaktuar lëndime.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit së në fshatin Ferr-Shkopet, Kurbin, kishte një konflikt në familje dhe se babai kishte qëlluar me armë në drejtim të djalit, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me një armë zjarri në drejtim të djalit të tij, shtetasit L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./albeu.com

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEuro zbriti në 2021 në nivelin më të ulët historik në vend, ja kur ishte rekordi historik negativ
Artikulli tjetër“Mendova se e kisha mbyllur me këtë botë”/ Ra në humnerë në majën e Munellës, gazetari rrëfen orët e tmerrit