Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Munellë të Pukës.
Advertisements
Një automjet, brenda të cilit udhëtonin gazetari i Top News, Alfred Lela dhe dy persona të tjerë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Advertisements
Lela ka mbetur i dëmtuar ndërsa është jashtë rrezikut për jetën, teksa dëmtime kanë marrë edhe 2 alpinistët që udhëtonin së bashku me Lelën.
Mësohet se tre shtetasit po udhëtonin drejt Tiranës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.
Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me shërbimet e urgjencës.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!