Iliri merr surprizën më të bukur para natës së Vitit të Ri (FOTO)

Konkurrenti i ‘Big Brother VIP’, Ilir sot ka marrë një dhuratë emocionuese nga fansat e tij. Ditën e sotme është parë mbi shtëpinë e “Vëllait të Madh” një balonë e cila ishte e shoqëruar edhe me një banderolë.

Advertisements

Në banderolë shkruhej: Forca Ilir, jemi me ty. Gjithë Shqipëria dhe diaspora. Duket se kjo surprizë e ka emocionuar shumë Ilirin dhe e konsideron si aprovimin e lojës së tij dhe mbështetjen e pakufizuar nga fansat janë shtëpisë. Teksa ajo që nuk duhet të humbisnit në këtë surprizë për Ilirin ishin reagimet e banorëve të cilët ishin konfuz se kujt i përkiste surpriza.

Dëgjohet Beatrix të hamendësoj se mos ndoshta surpriza është për të, teksa dëshironte të merrte lajmin se vëllai i saj, Alban kishte fituar Festivalin e Këngës.

Advertisements

Nderkohe, Donaldi nuk po mban dot më presionin brenda shtëpisë. Ai ka qëlluar me grusht murin e shtëpisë vetëm se nuk duron dot Ilirin, i cili është duke folur me Monikën, për çështjen e tyre.

Ai flet me vete dhe është nervoz teksa i kërkon produksionit të hapë perden që të dalë jashtë dhe të pijë cigare. Kujtojmë se Donaldi dhe Iliri mbrëmjen e djeshme patën një debat të fortë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Vdes papritur 21-vjeçarja shqiptare në burgun e grave
Artikulli tjetër“Më erdhe me shpatë në dorë…”/ Mevlani rikthehet në Përputhen dhe ‘kapet’ me Mikelën