Lajmi fundit/ Covid “fiton terren” në Kosovë, MSH publikon bilancin për 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i infektimeve me Covid-19.

Advertisements

Janë shënuar kështu 53 raste të reja dhe fatmirësisht asnjë viktimë gjatë orëve të fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se janë shëruar 5 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

Advertisements

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

30 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

Në total numri i rasteve aktive është 419./albeu.com/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush është këngëtari i njohur shqiptar që refuzoi refuzoi ftesën për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP”
Artikulli tjetërPersoni i parë me tatuazh në fytyrë që prezanton lajmet, gazetarja bën historinë! (FOTOT)