Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në Cërrik.
Advertisements
Sipas raportimeve të fundit, një 27-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një shp ërthimi aksidental të një sasie lëndë plasëse në dorë.
Burimet të “Fax Neës”, zbulojnë identitetin e vik timës. Bëhet fjalë për Erion Rexhepi i cili ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Cërrik/Informacion paraprak
Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!