Feston 100 vjetorin, aktorja hollivudiane zbulon sekretin e jetëgjatësisë: “Jam me fat që kam një shëndet kaq të mirë”

Aktorja e famshme amerikane, Betty White feston 100 vjetorin e lindjes më 17 janar.

Advertisements

Gjatë një interviste për People, White ka treguar se si ndihet që për pak ditë do festojë ditëlindjen e 100-të.

Advertisements

“Jam shumë me fat që kam shëndet kaq të mirë, ndihem shumë mirë në këtë moshë”, tha aktorja. “Është e mrekullueshme”.

Ajo u shpreh se të qenurit “optimiste është çelësi i natyrës së saj pozitive”.

“E kam marrë nga nëna ime dhe kjo s’ka ndryshuar kurrë. Gjithmonë gjej pozitiven”, u shpreh Betty White.

Sa i përket ditës së saj, Betty White bëri thaka teksa u shpreh: “Përpiqem të shmang çdo gjë jeshile. Mendoj se funksionon”.

White ka pasur një karrierë të gjatë në Hollywood. Ajo luajti role në The Golden Girls dhe The Mary Tyler Moore Show. Më vonë gjatë karrierës së saj, ajo ishte pjesë e Hot in Cleveland dhe në filmin “The Proposal” të vitit 2009.

Pas pensionimit, White bën një jetë të qetë në Los Anxhelos ku plotëson fjalëkryqe dhe luan me letra. Gjithashtu i pëlqen të shikojë dokumentarë për kafshët, sportet, veçanërisht golfin.

/Panoramaplus.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në vend, humb jetën në lule të rinisë 20-vjeçari (EMRI)
Artikulli tjetërDeklarat e bujshme e analistit: 2022 do jetë viti i skandaleve!